Zaev pas takimit me Ramën dhe Vuçiç: Solidariteti tregoi atë që mund të bëjmë nëse punojmë bashkë

20/12/2019 22:15

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka reaguar pas takimit në Tiranë me kreun e qeverisë Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Në facebook ai shkruan se Maqedonia do të mbështesë Shqipërinë për të rikuperuar dëmet nga tërmeti tragjik ndërsa e konsideron solidaritetin e vendeve fqinje një shembull të mirë të asaj që mund të bëjë rajoni kur bëhet bashkë.

” Vazhdon mbështetja e vazhdueshme për rimëkëmbjen nga tërmeti i Durrësit dhe vendbanimeve të tjera në Shqipëri.

Në mbështetje të kësaj, sonte me kryeministrin Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic, ne morëm pjesë në një koncert të arias klasike të operës në Tiranë të interpretuar nga artistët më të mirë të Operës Shqiptare.

Ngjarjet tragjike sjellin humbje të pariparueshme, por këto janë momentet kur miqësia dhe ndërlidhja midis popujve mund të shprehen më së miri.

Koncerti i donatorëve për të zbutur efektet e tërmetit është vetëm fillimi dhe njoftimi i një bashkëpunimi të përbashkët për menaxhimin e fatkeqësive që do të trajtohet nesër si një shtyllë e re e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunimi i sinqertë dhe i përkushtuar i ekipeve të shpëtimit të të gjitha vendeve fqinje menjëherë pas tërmetit tragjik është një shenjë e fortë e asaj që rajoni ynë mund të bëjë kur ne punojmë së bashku.”, shkruan Zaev.

Top Channel