Një 18-vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës pasi dyshohet si autor i vrasjes së djeshme në fshatin Mborje, ku një 48-vjeçar humbi jetën.

Kështu ra në pranga Devis Hoti, 18 vjeç, gjithashtu banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sa i takon vrasjes së djeshme, viktima F.D, u gjet i pajetë pranë banesës dhe dyqanit të tij. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”.

Ndërkohë vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në trupin e të ndjerit u gjendën plagë djegieje, nga ku vihet re që pasi tentuan ta digjnin, viktima u masakrua me thikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA