Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Sipas parashikimeve reshjet do të intesfikohen gjatë pasdites dhe në darkë. Moti me reshje shiu do të vazhdojë për disa ditë, ku sipas sinoptikanëve edhe dita e hënë na pret me çadra.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 11ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në Shqipëri dhe jo vetëm

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA