Në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte i ftuar gazetari Roland Qafoku. Në studio u fol për krijimin e “SPAK”, funksionet që ajo do të kryej dhe a janë kushtet e duhura që kjo strukturë e re të vendosi drejtësinë në vend.

Sipas gazetarit 8-të prokurorët që janë vendosur në krye të kësaj strukture janë persona me integritet të lartë moral, por edhe profesional, të cilët do të bëjnë të pamundurën për të vendosur drejtësinë në vend.

Gjithashtu ai shtoi se kushtet në këto momente janë për të vendosur drejtësi, sepse përkrahja e ndërkombëtarëve sidomos e Amerikës është prezente, mjaftojnë që këta prokurorë të kenë zemër që të dënojnë edhe persona të botës së politikës. Sipas tij dosjet janë të mbushura, të plotësuara ndaj këtyre personave dhe mbetet vetëm që këta persona të vendosen përpara drejtësisë.

“Ne e dimë që reforma në drejtësi që ka tre vite e gjysmë që është miratuar në parim dhe ka ata proceset e veta. Nuk është njësoj si 1990-të dhe viti 2016-të ku kjo reformë u miratua në parim. Tashmë të gjitha rregullat janë ndryshuar, mënyrat, strukturat dhe më e rëndësishmja nga të gjitha këto është mbështetja dhe investimi i ndërkombëtarëve sidomos ai Amerikan.

Unë jam i bindur që me të vërtetë janë ata prokurorë, po ata tashmë, këta të selektuarit, këta të tetë, kanë një lloj identiteti të tyre edhe pse drejtësia ka dështuar në këto 30 vite. Ne jemi koishent për këtë gjë, por këta të tetë që janë aty njihen si njerëz me integritet profesional por nuk i kanë pasur mundësitë”, tha gazetari

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja në studio nëse SPAK do të hetojë liderat politik si Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha. Qafoku u përgjigj që të gjithë kushtet janë, ekzistojnë mjafton vetëm që të ngrihen akuzat në gjykatë.

“Deri më sot ata nuk e bënin këtë gjë, sepse deri më sot ka pasur prokurorë dhe kryeprokurorë që janë shkarkuar sepse kanë dashur të arrestojnë politikanë, ndërsa sot nuk ekziston kjo gjë. Me ndryshimet e reja dhe të ligjit por edhe të statusin e çdo prokurori, dhe të anëtarëve të SPAK, ata i kanë duart e lira. Mjafton vetëm të kenë zemër për të arrestuar, madje edhe akuzat nuk është fare problem për t’i vërtetuar dihen dosjet janë të mbushura të plotësuara, sot nevojitet vetëm të ngrihen akuzat në gjykatë”, u shpreh gazetari Roland Qafoku.

Top Channel