Pas shumë vonesash, sot mori jetë Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ose siç njihet ndryshe me shkurtimin SPAK.
Për ish kreun e Aleancës Kuq e Zi nuk ka ardhur akoma koha e ‘peshqëve të mëdhenj’, duke thënë se nuk mund të presim gjëra të jashtëzakonshme.
Janë 3 aspekte pesimiste që do të përmend rreth SPAK. Së pari ka pasur dy tentativa të mëparshme të faktorit ndërkombëtar për një organizëm të ngjashëm si ky. E para ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Njësia Anti-Korrupsion që fillimisht kanë pasur sukses pastaj janë zbehur.
Pika tjetër disi pesimiste është se nuk kemi të bëjmë më një trupë që erdhi nga jashtë sistemit. Kjo është një trupë që ka punuar deri më sot në sistemin e drejtësisë- tha Kreshnik Spahiu.
Aspekti tjetër pesimist është se në Kosovë me gjithë prezencën e prokurorëve të huaj shoqëria shqiptare nuk ka mundur të dalë përtej disa kufijve. Influenca politike e ‘pëshqëve të mëdhenj’ në çdo qelizë përfshirë dhe SPAK-un do të jetë shumë e fortë- tha Spahiu.
Top Channel