Partizani i rikthehet “Selman Stërmasit” për ndeshjen e radhës shtëpiake, që do të zhvillojë këtë të diel me Vllaznisë. Kujtojmë që në sfidën e fundit si pritës, derbin e kryeqytetit me Tiranën, ekipi kampion në fuqi i Superiore e zhvilloi në “Air Albania”.
Të kuqtë, në faqen zyrtare të klubit, kanë publikuar çmimet e biletave, që sigurisht janë shumë më të ulëta krahasuar me “Air Albanian”.
Biletat në Tribunat: A1, A2, B1 dhe B2 do të kushtojnë
1 000 Lekë (të reja).
Biletat në Tribunat: C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1, dhe H2 do të kushtojnë 300 Lekë (të reja).
Tifozëria e kuqe do të ketë në dispozicion sektorët A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1 dhe G2, ndërsa tifozëria mike H1 dhe H2.
Biletat të interesuarit mund t’i sigurojnë duke filluar nga dita e shtunë, ora 10:00 deri 19:00, pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Top Channel