Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se moti në ditët në vijim do të përkeqësohet dhe se subjektet detare duhet të marrin masa për sigurimin e mjeteve lundruese.

Përkeqësohet moti në fundjavë.

Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës njofton se në datat 20-23 dhjetor moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 38 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesnatën e ditës së dielë era dhe deti të kenë të njëjtin intesitet duke përfshirë të gjithë bregdetin shqiptar.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike autoritetet detare kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Top Channel