Fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë mbi rajon, që sjellin vranësira dhe mundësi për riga lokale shiu.

Mëngjesi i ftohtë dhe me ngrica, ndërsa në ultësira mjegull.

Paradite dhe gjatë ditës kryesisht me vranësira, me mundësi për riga lokale shiu.

Në mbrëmje pjesërisht vranët. Erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 1-6m/s. Indeksi UV: 1.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 10 gradë celsius.

Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pashëndetshme, e nga fundjava, me qarkullimin e mjaftueshëm ajror që parashihet, do të fillojë të përmirësohet, ku vlerat pritet të zbresin në mesatare dhe të mira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA