Dy te rinj mbetën të vrarë gjatë një konflikti me armë zjarri në patos. Autori Martin Skendaj është një gardian burgu që dyshohet të jetë zënë me Elis Kapaj 22 vjeç dhe Manol Rrapaj 26 pranë qendrës shëndetësore të qytetit para se te shkrepte armen. ai u arrestua pas ngjarjes dhe iu sekuestrua arma e krimit, që njëkohësisht është arma e shërbimit.
Dyshohet se shkak i sulmit është një sherr çasti për një grua por policia po heton dhe ndonjë lidhje të mëparshme mes sulmuesit dhe viktimave. Sipas policisë autori dhe njeri nga viktimat ishin bashkëfshatarë. Martin Skendaj autor i sulmit shërben si polic ne grupin e shoqërimit ne burgun e Fierit.
Por këtë te enjte kishte telefonuar dhe ka kërkuar leje nga puna me justifikimin se kishte thyer krahun.
Top Channel