Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri jashtë dyerve të Kryesisë së Kuvendit bëri me dije se PS nuk është kundër një sistemi të ri zgjedhore, nëse kjo bëhet me konsensus por deri në 2022 Shqipëria do të ketë sistemin aktual.
“Kuti të caktuara do të hapen për t’u riparë, kjo do të sjellë një transparencë të madhe ligjore. Këto kuti do të hapen pas përfundimit të procesit dhe kjo synon integritetin dhe një transparencë.
Opozita solli një propozim dhe këtë do e bëjmë në një seancë të veçantë. Edhe aktorë të tjerë do të jenë të ftuar dhe do të bëjnë propozimet. Procesi do të shoshitet me kohë dhe të adresojmë çështjet të cilat janë kundër rekomandimeve të OSBE.
Draftet e paraqitura për kodin zgjedhor janë ende teknike. Besoj se deri në vitin 2022 këtë sistem zgjedhor do të kemi. Vijojmë t’i qëndrojmë mendimit që opozita të sjellë propozimet dhe ne qëndrojmë të hapur. E presim PD dhe partitë e tjera të opozitës të vijë.
Çështja e sistemit është një çështje kushtetuese. Kemi dhe ne pretendimet apo propozimet edhe pse ky sistem në mendimin tim nuk është i keq. Ja kemi lënë këtë opozitës dhe nëse biem në konsesus atëherë i përket Kushtetutës.
Top Channel