Salianji tregon shkresat në Open: Gjyqtari i Apelit të Tiranës është kërcënuar nga banda e Xhafajve

19/12/2019 23:03

Ish deputeti Ervin Salianji tha në Open në Top Channel që një gjyqtar i Gjykatës së Apelit është kërcënuar me jetë. Salianji tregoi edhe shkresat e ku gjyqtari i Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj ka kërkuar mbrojtje tek institucionet e shtetit.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj, ndihet i kërcënuar personalisht dhe familjarisht nga ajo që ai e konsideron si “banda kriminale e Fatmir Xhafaj”, ish-ministrit të Brendshëm.

Në një shkresë zyrtare drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor në Tetor 2019 ku kërkonte mbrojtje fizike, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit të kryeqytetit prezanton detaje tronditëse se si, zyrtarë të lartë policorë, nën drejtimin e Xhafajt, i cili në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm, i kanë ushtruar atij dhe familjarëve të tij të afërt presion kriminal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA