Mungesa e ujit 24 orë i ka detyruar banorët e Tiranës të mbushin tarracat e pallateve me depozita.

Por inxhinierët thonë se është e rrezikshme në struktura, veçanërisht në pallatet e vjetra ku soletat mund të jenë të amortizuara ndër vite nga lagështia. Siç e shikoni, në këtë pallat janë vendosur një sërë depozitash, pesha e së cilave, është e pa llogaritur.

Ky është shembulli konkret sesi pesha e depozitave dhe lagështira e krijuar ndër vite, kanë shkaktuar këto probleme të cilat u vënë në dukje edhe nga tërmeti i datës 26 Nëntor.

Për këtë arsye Këshilli bashkiak i Tiranës, ka miratuar një vendim për heqjen e depozitave nga pallatet të cilat ekspertët i vlerësuan si të pabanueshme nga ekspertët. Ndërsa pallatet që nuk kanë pësuar dëme, dhe kanë depozita në tarraca, bashkia do të lehtësoje proceduar për lejet, që banorët të mund të vendosin një depozitë të madhe nëntokë.

Për inxhinierin e ndërtimit Erion Softa, përjashtim nga heqja e depozitave nga tarracat duhet të bëjnë vetëm panelet diellore.

Andi Bora

Top Channel