Një person është dërguar në spitalin me dëmtime në kokë dhe në këmbë. Fillimisht u dyshua se ai ishte plagosur me armë zjarri, por më pas rezultoi që është dëmtuar me sende të forta.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, ka mbërritur me ambulancë në spital, jashtë rrezikut për jetën  shtetasi S. Xh.,38 vjeç, i cili kishte dëmtime në kokë dhe ne këmbët, ku paraprakisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri

Nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet  janë shkartuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri

Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Elbasanit në drejtim të Saukut, ku fillimisht shtetasi S.Xh,  është transportuar me një automjet drejt Sanatoriumit në Sauk dhe më pas është kërkuar ndihma e ambulancës e cila e ka transportuar në SQU për ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një shtetas tjetër.

Personat që e kanë transportuar drejt Sanatoriumit  me mjet janë  shoqëruar në ambientet e Komisariat të Policisë Nr 1 për sqarimin e  rrethanave te ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel