Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për caktimin e masave të sigurisë për 10 punonjës të policisë në Drejtorinë Vendore Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd. Kjo në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Gjykata ka caktuar për ta, masën e sigurimit ndalues ndaj personit në hetim “Pezullimin nga ushtrimi i detyrës“, si person i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si person përgjegjës për menaxhimin, monitorimin, koordinimin dhe kontrollin e strukturave për zbatimin e planit të masave në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, konktretisht për:
– K/komisar Bedri Hasanaj, 52 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit Librazhd;
– K/komisar Adriatik Hudi, 48 vjeç, me detyrë Shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;
– Komisar Armand Koni, 40 vjeç, me detyrë Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd;
– Komisar L.Z., 40 vjeç, me detyrë Shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd;
– N/komisar E.A., 44 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;
– N/komisar G.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;
– N/komisar Y.Z., 51 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;
– Inspektor K.Q. 46 vjeç,me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;
– Inspektor Z.C., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;
– Inspektor I.D., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin penal, referuar mosveprimit të tyre në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale, rezulton se nga ana e punonjësve të Policisë dyshohet se është lejuar kultivimi i bimëve narkotike.
SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë në numrin 08009090 çdo shkelje apo abuzim të punonjësve të Policisë.
Top Channel