Ngritja e SPAK/ Përveç tabelave, ndryshon edhe veshja e prokurorëve
19/12/2019 12:18
Sot Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur zyrtarisht punën.
Në Institucionin e Kryetarit të Shtetit u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit Ilir Meta, të tetë anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: znj. Elida Kaçkini, znj. Enkeleda Millonaj, z. Edvin Kondili, z. Behar Dibra, z. Arben Kraja, z. Klodian Braho, z. Ened Nakuçi dhe z. Altin Dumani.
Ndërkohë pa humbur kohë është bërë edhe vendosja e tabelave të reja në institucion me emërtimin e ri, por gjithashtu ka ndërruar edhe emërtimi në tunikën e prokurorëve.
Top Channel