Pas Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, edhe ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka kërkuar formimin e shpejtë të institucioneve.
Përmes një postimi në Twitter, ambasada britanike ka thënë se mbështet deklaratën se Përfaqësueses së BE-së, Natalyia Apostolova për krijimin e sa më të shpejtë të qeverisë së re me qëllim të vazhdimit të reformave në ekonomi, drejtësi dhe vazhdim të dialogut me Serbinë.
“Ne mbështesim deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, EULEX-it dhe krerëve të misioneve të BE-së në Kosovë”, thuhet në një reagim të Ambasadës britanike.
Në një komunikatë të lëshuar për media nga Zyra e BE-së në Kosovë thuhet se “Nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për të çuar përpara këto procese, në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutën dhe dëshirën e shprehur të elektoratit”.
We support the statement by Head of EU Office/EU Special Representative, EULEX and Heads of EU Missions in Kosovo. https://t.co/d5F9fS2C4H
— UK in Kosovo ?? (@UKinKosovo) December 19, 2019
Top Channel