Fushat e presionit më të lartë që ndodhen mbi rajonin tonë, gradualisht do të fillojnë të dobësohen, nga që fusha të presionit të ulët nga Atlantiku po fillojnë të shtrihen mbi Evropën perëndimore, e nga fundjava një ciklon më i thellë pritet të depërtojë mbi rajon që do të sjellë vranësira, erë dhe të reshura shiu, e në vise malore edhe borë.
Deri në fundjavë do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe përgjatë ditës.
Në aspektin termik, do të mbretërojë mot i butë, me temperatura që mbeten mbi vlera mesatare, e në fundjavë temperaturat do të vazhdojnë të rriten më tutje.
Deri në fundjavë cilësia e ajrit do të mbetet në vlera të pashëndetshme, e me ardhjen e ciklonit në rajon, erërat që parashihen do të shpërndajnë ndotësit e grumbulluar këto ditë, derisa vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin në mesatare dhe të mira.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 0C deri në 6C, e maksimalet nga 10C deri në 12C. Në zonat ku mjegulla mbetet edhe gjatë ditës, temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta.
Top Channel