28/11 15:31
Gjigantët italian të Ac Milan, janë futur në garë për sulmuesin e Salzburgut, Erling Haaland.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Milan është në kërkim të një qendër sulmuesi, mirëpo synimi i tyre i parë i cili ishte suedezi Zlatan Ibrahimovic është duke dështuar.
Drejtuesit rosoner janë vënë pas yllit norvegjez, duke i ofruar një kontratë 5 vjeçare me 5.5M në sezon. Milani dëshiron ta mbyllë marrëveshjen në Janar.
Haaland së fundmi është lidhur një transferim të mundshëm tek skuadrat e ndryshme evropiane si Juventusi nga Italia, Manchester United nga Anglia dhe Borussia Dortmund nga Gjermania./KosovaPress/
Top Channel