Avokati i cili ka mbrojtur Albert Veliun ose siç njihet ndryshe me emrin Babalja ka folur në Open në Top Channel për të situatën në të cilin ndodhet klienti i tij.

Avokai i njohur Tom Gashi tha se klienti i tij Veliu ka marrë azil të përkohshëm politik në Belgjikë.

Albert Veliu ka marrë azil politik të përkohshëm në Belgjikë. Unë nuk kam dhënë shumë detaje rreth jetës së ti atje për të mos i shkaktuar probleme, thjesht e kam përfaqësuar në gjyq- tha Gashi.

Ka pasur lajme që është refuzuar kërkesa e tij për azil, a është e vërtetë kjo?- e pyeti Eni Vasili.

Ka fituar azil politik të përkohshëm, jo të përhershëm. Ka marrë azil të përkohshëm sepse jeta e tij rrezikohej- tha avokati.

Është një lajm që Albert Veliu është arrestuar në Belgjikë?- e pyeti gazetari Armand Bajrami.

Nuk e di, skam informacione për këtë. Avokatët e tij të azilit më kanë kërkuar dokumenta që unë ia kam dhënë- tha avokati Gashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA