Interi takon Atalantën për Kulusevskin, punohet edhe për De Paul

19/12/2019 20:12

Quhet Dejan Kulusevski obvektivi primar i Interit për të përforcuar mesfushën dhe drejtuesit e klubit zikaltër kanë zhvilluar pasditen e sotme një takim me ata të Atalantës, për të folur mbi mundësitë e transferimit.

Mesfushori suedez është në huazim një vjeçar te Parma dhe dukalët nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë që në janar, ndërsa Interi është gati të paguajë 35 milionë euro për kartonin e tij, por me kushtin që ta marrë menjëherë.

Aktualisht drejtuesit e të dy klubeve po studiojnë një mundësi për të kënaqur parmën të heqë dorë nga Kulusevski dhe janë gati t’i ofrojnë në huazim sulmuesin Barroë të Alatantës dhe mbrojtësin Di Marco të Interit.

Antonio Conte ka kërkuar me ngulm përforcime në mesin e fushës, aty ku dëmtimet po e penalizojnë jashtë mase dhe përveç Kulusevskit, drejtuesit e Interit po punojnë paralelisht edhe me pista të tjera si mesfushori i Udineses Rodrigo De Paul dhe ai i Barcelonës Arturo Vidal.

Ky i fundit është i pakënaqur në Katalunjë dhe po shtyn për t’u larguar drejt Interit në janar, por zikaltrit nuk janë gati të plotësojnë kërkesat ekonomike të Barcës, pasi mosha e kilenit nuk i bën shumë optimistë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA