Vendosja e depozitave te ujit mbi tarracat e pallateve është kthyer në rrezik të vazhdueshëm për jetën e mijëra qytetarëve, sidomos pas tërmetit të 26 nëntorit. Bashkia e Tiranes ka nisur aksionin për heqjen e tyre nga pallatet e shpallura te pabanueshme me vendim të Institutit të Ndërtimit.

Por, vetëm në njërin prej tyre në njësinë Nr. 6 janë çmontuar 17 depozita me kapacitet 1 mijë litërshe, te cilat e rendonin ndjeshem tarracen dhe strukturën e këtij pallati.

Bashkia ka propozuar që në vend të depozitave personale, banorët të vendosin depozita të përbashkëta të ujit, që përveç garantimit të sigurisë për jetën dhe shëndetin e vetë banorëve, do të sjellë edhe një miradministrim të depozitave dhe furnizimit me ujë. Heqja e depozitave ne pallatet e padëmtuara nga tërmeti duhet te behet nga vete banoret, në bashkëpunim me administratorin e pallatit.

Tashmë, jo çdo banor duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e depozitës individuale, por sipas rregullave dhe ligjit të bashkëpronësisë, e gjithë tërësia e bashkëpronarëve, nëpërmjet administratorit të përzgjedhur, kujdeset për depozitën e përbashkët të ujit, ashtu siç ndodh në pjesën më të madhe të pallateve të reja të banimit.

Bashkia e Tiranës do të mbështesë asamblenë e bashkëpronarëve dhe administratorët për lehtësimin e këtij procesi për vendosjen e depozitave të përbashkëta të ujit, me qëllim dhe garantimin e jetës dhe shëndetit të njerëzve.

Top Channel