Ervin Salianji i ftuar në Open në Top Channel foli rreth vendimit të gjykatës i cili tha se e priste vendimin sepse prokuroria e devijoi hetimin.
Agron Xhafaj nuk doli me zë për ta përgënjeshtruar atë që publikoi Partia Demokratike. Agron Xhafaj nuk doli me zë, por nisi një letër me shkrim që po shkoj dhe kryej dënimin në Itali- tha Salianji.
Fredi Alizoti, çfaë roli ka pasur në këtë histori?- e pyeti Mentor Kikia.
Alizoti nuk ka asnjë lidhje me mua. Doni t’ju them një fakt. Prokuroria thotë se me datë 15 janar më ka takuar Fredi Alizoti bashkë me Albert Veliun, por shikoni qelizat telefonike, një provë e kundërshtueshme. As në janar dhe as në shkurt skam telefonata me Alizotin-tha Salianji.
Këto nuk provojnë asgjë. Janë disa copa letrash- ndërhyri gazetari Dyrnjaja.
Në qoftë se këto janë thjesht copa letrash unë jap dorëheqjen dhe nuk dal më në publik-iu kundërpërgjigj Salianji.
Top Channel