Lidhja Demokratike e Kosovës ia ka bërë të qartë Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do të ketë marrëveshje për formimin e qeverisë së re nëse kjo e fundit nuk heq dorë nga dhënia e postit të presidentit.

Kryetari i LDK-s Isa Mustafa dje tha se plani B i kësaj partie në rast të dështimit të marrëveshjes do të jetë shkuarja në opozitë, duke shtuar kështu presionin ndaj Lëvizjes Vetëvendosje që të ndryshojë mendje sa i përket postit të parit të vendit.

Por, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha thotë se marrëveshja për formimin e Qeverisë në mes LVV-së dhe LDK-së është arritur, por po mbahet pengë për shkak të këmbënguljes për kryeparlamentarin dhe presidentit.

Ai në një postim në Facebook shkruan se LDK dhe LVV kanë arritur marrëveshje për programin dhe ndarjen e përgjegjësive në Qeveri.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Çka ka rëndësi me kuptu është fakti se marrëveshja për QEVERI është arrit. Pra, duhet ta dijë secili qytetarë që LDK dhe LV kanë marrëveshje për programin dhe ndarjen e përgjegjësive në qeveri, dhe menjëherë pas konstituimit mundemi me votu qeverinë.

Arsyeja pse po mbahet peng komplet marrëveshja për qeverinë është këmbëngulja për kryeparlamentarin dhe sidomos për postin e Presidentit, diçka që ne, vet z. Mustafa, por edhe znj. Osmani si kandidate për Kryeministre, e kemi thënë që nuk do të jetë pjesë e pazareve pas zgjedhjeve, por me marrëveshje dhe kur t’i vie koha. Qytetarët kanë kry obligimin e vet, tash presin që ne me fillu me qeverisë, dhe presin ndryshimin e madh ku ju kthehet dinjiteti dhe shpresa.Z. Mustafa, nuk besoj që është e sinçertë me mbajt peng fatin e 1.8 milion qytetarëve për shkak të një posti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA