28/11 15:31
Klubi londinez është i gatshëm ti zgjasë kontratën sulmuesit të ri, Tammy Abrahami dhe mbrojtësit të djathë, Reece James.
Të dy lojtarët kanë pasur paraqitje të mira, dhe kanë qenë në formë të jashtëzakonshme që nga ardhja e Lampardit si trajner i Chelseat, anglezi i cili iu jep rast lojtarëve të ri të dëshmojnë veten tek klubi anglez.
Sa i përket dy lojtarëve të lartpërmendur, drejtuesit e Chelseat janë në negociata me agjentët e lojtarëve për zgjatjen e kontratave, pasi që shihen si dy lojtarët që mund të kenë fjalën kryesore tek blutë e Londrës./KosovaPress/
Top Channel