Dy deputetët e Bundestagut gjerman dhe anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Peter Beyer dhe Christian Schmidt që po qëndrojnë sot në Kosovë njëzëri u shprehën optimist dhe realist për formimin e Qeverisë në Kosovë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendose dhe Lidhjes Demokratike.

Në një konferencë për media, deputeti Shmidt kërkoi një qeveri stabile dhe jo lojëra taktike mes partive.

Sipas tij nuk ka shumë kohë dhe presin që të gjendet një zgjidhje për formimin e qeverisë.

Derisa theksoi se idetë për shkëmbimin e territoreve janë të rrezikshme.

“Ne pas zgjedhjeve mendojmë se kjo është javë vendimtare për vendin tuaj për krijimin e Qeverisë. Prandaj për ne është në interes tonin që të bëjmë të qartë se zhvillimet në Kosovë për Gjermaninë janë të rëndësishme. Ne nuk jemi këtu për t’i zhvilluar bisedimet të koalicionit, megjithatë ne kemi zhvilluar takime me partnerët tanë të LDK-së, kemi zhvilluar takime me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin. E njëjta gjë vlen edhe për zotëri Albin Kurti ku edhe atë e kemi takuar. Për sa i përket takimeve me përfaqësues të tjerë ka të bëjë vetëm me agjendën tonë. Për bisedimet për formimin e qeverisë unë jam realist, në këtë rast nuk është e thënë të krijohet një martesë dashurie”, tha ai.

Për shkëmbimin e territoreve, Shmidt tha se e rrezikojnë si gjë shumë të rrezikshme.

“Sa i përket temave që e prekin politikën e jashtme janë disa tema që i konsiderojmë të rëndësishme. Kjo ka të bëjë me atë që rrugën e Kosovës drejt BE-së nuk e konsiderojmë duke u diskutuar për shkëmbime territoriale, pasi atë e konsiderojmë jashtëzakonisht të rrezikshme. Ne në Gjermani e mbështesim për anëtarësim edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

Të njëjtin qëndrim e kishte dhe deputeti tjetër, Peter Beyer, ku kërkoi formimin e institucioneve./E.Zeqiri/Kosovapress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA