Do vendosen para drejtësisë “të paprekshmit”/ Betimi i 8 anëtarëve të SPAK, reagon Ambasada Amerikane

19/12/2019 10:15

Pas zhvillimit të një ceremonie solemne në institucionin e kryetarit të shtetit, ku u betuan para presidentit Ilir Meta, të tetë anëtarët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar Ambasada Amerikane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale shkruhet se Shtetet e Bashkuara përgëzojnë tetë prokurorët të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK).

Më tej shtohet:

“Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar.”

Top Channel