Arrestohet vrasësi serial, e zbulojnë falë shenjës

19/12/2019 17:43

Një çift në Tailandë ka zbuluar një vrasës serial në një tren falë shenjës që kishte në fytyrë.

Somkid Pumpuang, 55-vjeç, ishte dënuar për vrasjen e pesë personave dhe ishte lënë i lirë në muajin maji, teksa akuzohet se kishte vrarë një person të gjashtë dhe ishte në kërkim.

Viktima e tij e fundit ishte një grua 51-vjeçare.

Çifti që e identifikoi atë nuk është bërë publik për shkaqe sigurie dhe ajo që e kishte vënë re vrasësin, ishte vajza.

Ajo kishte parë që personi që kishin përballë kishte një të çarë sipër syrit, pikërisht si ajo që ishte shfaqur në postera.

Ata i kanë bërë foto dhe ja kanë dërguar policisë të cilët e kanë arrestuar në stacionin e radhës.

Top Channel