Një zjarrfikëse ka ardhur me shpejtësi e alarm, që në orët e para të mëngjesit, sapo u sinjalizuan se kish rënë zjarr në ambjentet e “Hell’s Kitchen Albania”, ndërtuar në Studion Nova, në Top Channel.

Konkurrentët kanë qenë në gjumë kur zjarrfikësit kanë hyrë me vrull, në aksion për të shuar flakët, që ishin shpërndarë në të gjithë ambientet, kryesisht në kuzhinën e gatimit.

U morën masa të menjëhershme që asnjë nga konkurrentët të mos lëndohej dhe për fat të mirë nuk pati asnjë problem për jetën e secilit prej tyre. Por paniku që u krijua ka qenë i madh. Gjithsesi, shef Renato, që ka mbërritur menjëherë e shumë i shqetësiar në vend ngjarje, ka rikthyer gjendjen normale në kuzhinën e tij të ferrit, ku asnjëherë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë.

Si kanë reaguar konkurrentët? Çfarë ka ndodhur konkretisht atë ditë në “Hell’s Kitchen”? Çfarë është bërë shkak për rënien e këtij zjarri? Gjithçka do të sqarohet të premten, në orën 21.00, në episodin e radhës së “Hell’s Kitchen Albania 2”

Top Channel