Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin e tre shtetasve në kërkim si dhe arrestimin në flagrancë të dy personave të tjerë.

Ndalimi i shtetasve M.L., 28 vjeç dhe A.I., 50 vjeç nga Vlora, u bë pasi këta shtetas ishin shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shtetasi E.I., 49 vjeç ëstë ndaluar nga organet policore për të njëjtën vepër penale si personat e lartpërmendur dhe në vitin 2013, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim.

Arrestimi i H.Z., 29 vjeç u bë pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin P.A., i cili ndodhet në Spital për ndihmë mjekësore.

Si dhe shtetasi A. Th., 33 vjeç u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

Top Channel