Top Media ka përgatitur një dhuratë për banorët e Gjirokastrës dhe 16 fshatrave që përfshijnë edhe zonën e Dropullit.

Prej se enjtes në këto zona në jug të vendit do nisë transmetimi i sinjalit të Top Channel në kualitetin maksimal HD i cili do jetë falas, por njëkohësisht edhe do keni mundësinë që të ndiqni dhjetra kanalet e Digitalb, me filma, sport, dokumentarë, programe për fëmijë dhe shumë kanale të huaja televizive nga me te njohurat nga Italia, Greqia apo edhe gjermane.

Ekipet e teknikëve të Top Media janë duke punuar me intensitet në zonën e vendosjes së antenave në malin përballë qytetit të Gjirokastrës, në zonën e Asim Zenelit.

Kanalet e transmetimit janë, kanali 29, kanali 35, kanali 50 dhe do të mbulojnë me sinjal të transmetimeve të Top Channel dhe të Digitalb qytetin e Gjirokastrës dhe fshatrat përreth si Lazarat, Klonjë, Picar, Mashkullorë, Valare, Erind, Dhoksat, Qestorat, Saraqinisht, Dervican, Frashtan, Grapsh, Dhuvjan, Goranxi, Libohovë, Jorgucat, Bodrishtë, Vodhime, Vrisera, Llongo dhe Koshovicë.

Për të kapur sinjalin HD të Top Channel në këto zona mjafton të keni një aparat televiziv HD që lexon transmetimet e nivelit më të lartë ose me dekoder. Transmetimi i Top Channel si televizion kombëtar është falas.

Por banorët e Gjirokastrës dhe fshatrave përreth prej së enjtes kanë mundësi që të marrin edhe sinjalin e paketës televizive më të madhe shqiptare Digitalb.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel