Tekstet shkollore me probleme/ Mësuesja e vjetër: Të vështira dhe shumë abstrakte

18/12/2019 20:07

Rezultatet  tejet të dobëta  të nxënësve të klasave të nënta në Pisa 2019  në fakt janë të dukshme në të gjitha klasat e sistemit nëntëvjeçare.

Tekstete e reja  të përkthyera shpesh herë dhe keq nga tekstet angleze kanë krijuar vështirësi të theksuara tek nxënësit për të nxënë tek prindërit për ti ndihmuar po aq dhe tek vetëm arsimtaret.

Lumturi Cani  ka punuar 42 vjet në arsim, ish mësues në shkollën Gustav Majer  në zonën e ish parkut dhe sot i duhet të ndihmojë mbesën që të bëjë mësimet në orët e pasdites, por  ajo thotë se tekstet janë shumë të vështira dhe abstrakte.

Lumturia bën krahasimin me tekstet në kohën kur ajo ishte në mësuese madje thekson se këto tekste nuk ndihmojnë aspak mësuesin për të shpjeguar.

Si arsimtare ajo nuk kundërshton kurikulën e re por  thekson se me këtë kurikulë duhet të ishin mësuar më parë ata që iu japin mësim nxënësve të nëntëvjeçares.

Shqetësimi i prindërve i ish arsimtarëve  si dhe rezultatet e Pises ku Shqipëria zbriti 10 vende në renditje duke lënë pas vetëm Kosovën ,Maqedoninë dhe Bosnje Hercegovinën  duhet të jetë një kambanë alarmi për ministrinë e arsimit pasi po edukohet një brez që ka  shumë analfabetë funksionalë ,thënë ndryshe arrijnë të lexojnë në gjuhën shqipe por nuk kuptojnë çfarë kanë lexuar.

Top Channel