Përgjatë fjalës së tij në Parlament, kryeministri i vendit, Edi Rama përmendi fillimisht legjislacionin e ashpër të vendeve anëtare të BE-së ndaj lajmeve të rreme dhe shpifjeve.
“Së pari, që ta marrin vesh të gjithë, këtu jemi përballë një turme që nuk lexon dhe që nuk denjon të lexojë dhe që madje e thotë hapur as nuk na intereson se çfarë shkruhet në ligj, sepse çdo ligj cënon lirinë tone. Sipas një raporti të OSBE-së të 2017 në ¾ e shteteve fyerja dhe shpifja është vepër penale.20 shtete shohin shpifjen si vepër penale që dënohet me burg; Anglia nga ana tjetër ka vendour gjobë 200 mijë stërlina. Parlamenti francez ka miratuar një ligj kundër lajmeve të rreme, përhapur përmes rrjeteve sociale. I gjithë entuziazmi ynë për të miratuar një ligj që u referohet këtyre shteteve ndeshi që në fillim një pengesë nga përfaqësuesit e OSBE-së, BE-së dhe Këshillit Evropian. Mos iu referoheni këtyre shteteve se këto i kanë ligjet shumë të ashpra, s’janë këto shembulli që duhet të ndiqni”, tha Rama.
Më tej shtoi:
“Kthehemi te përmbajtja. Kush thotë që ky është një akt individual gënjen, kjo është një paketë e cila është konsultuar një vit rresht. Kam pasur komunikim edhe me atë të BE-së, Këshillit të Evropës dhe u kam thënë nuk e keni lexuar ligjin, jeni nën presionin e organizatave të rreme. Si organizatat e Mero Bazes. Apo si dikush që del te Rai 3 dhe flet për burgjet që janë mbushur me gazetarë. Këtu të censuruar janë ata që kanë të drejtë dhe s’kanë asnjë kapacitet mbrojtës, të paktën me këtë ligj do kenë një instrument në dispozicion. Gra dhe vajza që hidhen të tezgat e këtyre si prostituta, i bëjnë prostituta këta, shërbëtorë të shtetit që i bëjnë kusarë e oligarkë.”
Pastaj, pasi vetë perfaqësuesit e huaj i thanë qe qeveria shqiptare të mos i referohej ligjeve te vendeve anëtare të BE-së, Rama mendoi:
“Ok do bëjmë një ligj më të butë, ky ka qenë momenti i tërheqjes se vendet e BE-së i kanë shumë të ashpra, si kanë siç duhet, juve që mund t’u kthejmë në target na dëgjoni mirë se ndryshe ne ju bëjmë të dukeni se jeni bërë në mbretërinë e shkitjes së lirisë. Ky është thelbi i të vërtetës, ok ne nuk e kemi fuqinë e Gjermanisë që t’u themi kush je ti? Ti do na thuash ne si do bëjmë ligjin për mbrojtjen nga këta?”
Top Channel