Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën menjëherë pas Rudina Hajdarit.

“Nuk ia ke haberin paketës që ne duam të miratojmë. “Shpifësit i quan mishngrënës njerëzish që kërkojnë të vdekur”, kështu thotë kurani shenjtë dhe të ngrihesh e të tregosh putinizmin dhe erdoganiozmin, kur se ke idenë për çfarë po flet, është limonadë, në Gjermani të marrin shpirtin nëse guxon të shpifësh. Nuk e dua fare unë këtë ligj për vete e thashë”, tha Rama.

Kryeministri tha më tej se: “Nuk të mora në mbrojtje sot, se s’ke nevojë për mbrojtjen time, se ti je një keqkuptim i madh, viktima tipike për të cilën ligji merr masë. Kush hyn në këtë valle do marrë përsipër dhe baltën në kurriz, por ne s’mund ta lejojmë këtë gjë.

Mos më trego mua KE, BE e OSBE, se unë këtu nuk tregoj përralla si ty, flasim më përgjegjësi, ligji është i përshtatur 100 përqind me OSBE, por nëse do hajde këtu, tani e na thuaj si duhet bërë, hajde na e thuaj që ta bëjmë. A ke dalë ti deri tani të na thuash ndonjë ide, jo ske dalë. Po ke ide konkrete hajde thuaje, po të folura në hava s’ka. Ku e gjete ti që unë shpif gjithë ditën, unë mund të jem një shpifje fizike për ju, po vetëm kaq, ne do ta votojmë ligjin tani, sepse është gjëja e duhur. Mos ia lejo vetes të bëhesh qesharake se nuk është mirë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA