Shpati i kodrës nën lagjen Cfakë, sipas banorëve historikisht ka shfaqur probleme serioze me rrëshqitjet.

Ky fakt konfirmohet edhe nga banorët që pranojnë rrezikun që shpyllëzimi po paraqet për banesat e e vendosura buzë përroit.

Kreu i Shërbimeve në bashki Ylli Muho thotë se pyllëzimi masiv është domosdoshmëri për Gjirokastrën e cila po jeton ditë të vështira në disa zona.

Kreu i bashkisë Flamur Golemi ka kërkuar që të gjithë ata që munden, të dhurojnë një pemë për qytetin këtë fundviti.

Në nivel bashkie Gjirokastra ka humbur gjatë dekadës së fundit më shumë se 40% të fondit pyjor dhe të brezit të shkurreve duke kërcënuar habitatet natyrore të faunës.

Pasojat janë duke ndikuar seriozisht edhe zonat e banuara ndërsa shpyllëzimi i skarpateve të rrugëve ka nxitur shembjet e shpateve dhe problemet në qarkullim sidomos në akset dytësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA