Plazhi i fshatit Poro të njësisë administrative Novoselë nuk është më.

Prej vitesh deti ka përparuar gati 300 m, duke hyrë nëpër tokat e banorëve të fshatit Poro.

Erozioni zhduku lokale dhe bëri që bunkerët dikur në breg sot të qëndrojnë të zhytur në thellësi.

Këtë vit nuk ka pasur më as turistë pasi me automjetet e tyre e kishin të pamundur qëndrimin në një plazh pa breg. Dikur kjo zonë frekuentohej për rërën kurative por sot gjithçka është në mëshirë të natyrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA