Policia Rrugore e Tiranës krahas masave të shtuara në rrugët dhe zonat problematike, duke konsideruar ngarkesën e trafikut dhe shtimin e mjeteve në prag të festave të fundvitit, ka vijuar kontrollet për parkimet e gabuara në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Vetëm në 24 orë janë evidentuar dhe proceduar 840 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.

Njoftimi i plotë:

Duke konsideruar ngarkesën e trafikut dhe shtimin e mjeteve në prag të festave të fundvitit dhe me qëllim menaxhimin e situatave që krijohen si rrjedhojë e trafikut të rënduar në akset kryesore urbane, interurbane dhe pranë tregjeve industriale e ushqimore, Policia Rrugore e kryeqytetit, krahas masave të shtuara në rrugët dhe zonat problematike, ka vijuar kontrollet për parkimet e gabuara në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Efektivët e rrugores janë orientuar për të monitoruar dhe siguruar rrjedhshmërinë e qarkullimit në rrugët për të cilat janë administruar më shumë ankesa dhe problematika, që lidhen me parkimet në rresht të dytë, në vendet e rezervuara, mbi trotuare etj.

Në funksion të kontrolleve për sigurinë e rrjedhshmërisë së trafikut, vetëm në 24 orë janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 840 mjete të ndryshme, për pushim dhe qëndrim të gabuar.

Top Channel