Me hashash në makinë, nuk lejon policinë që të kontrollojë mjetin. Arrestohet…

18/12/2019 17:01

Një person në Përmet është arrestuar pasi në mjetin e tij kishte 8 doza të dyshuar Cannabis Sattiva. 36-vjeçari ka kundërshtuar fillimisht punonjësit e policisë dhe nuk i ka lënë që të kontrollojnë mjetin.

Teksa një 22-vjeçar është arrestuar në Tepelenë pasi ka qenë duke drejtuar mjetin pa patentë.

Përmet.

Kundërshtoi punonjësit e policisë për kontrollin e automjetit, pasi në mjet dispononte 8 doza lënde të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.

Në qytetin e Përmetit  shtetasi Xh.S. ka kundërshtuar punonjësit e Tasc-Forc dhe shërbimet e komisariatit të policisë Përmet për të kontrolluar automjetin.

Pasi shtetasi i mësipërm u neutralizua nga shërbimet e policisë, u ushtrua kontroll në mjetin e tij. Si rezultat i kontrollit në mjet u gjetën 8 doza me lëndë të dyshuar  narkotike Cannabis Sattiva.

Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.S., 36 vjeç, banues në fshatin Pacomit, Përmet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

———————————

Tepelenë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Nga specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban u arrestua në flagrancë shtetasi M.D., 22 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në qytetin e Tepelenës u kap duke drejtuar mjetin tip Benz me targa te një mjeti tjeter.

Gjithashtu shtetasi i mësipërm ishte i papajisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

Top Channel