Sot është mbajtur seanca gjyqësore e radhës sa i takon ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe çështjes “Babale”. Teksa Prokuroria kërkon dënimin me 1.6 vite burg të Salianjit, avokati i tij, Ledio Braho ka kërkuar që Salianji të shpallet i pafajshëm.
Po kështu, vetë Salianji, në një deklaratë për mediat kërkoi rishikimin e provave.
“Nëse do të doja të bëja një konspiracion kaq të madh do ta bëja me vëllanë e kryeministrit, jo me vëllanë e ministrit të Brendshëm. Të rishihen provat që janë shmangur nga prokuroria për t’i dhënë një tjetër rrjedhë hetimit. Audioregjistrimi është i vërtetë. Prokuroria është nisur nga premisa që kam bërë unë lidhjen mes Olldashit dhe Veliut, por tabulatet provojnë që më ka vënë Olldashi në kontakt me Veliun. Prokuroria i referohet në mënyrë të qëllimtë vetëm dëshmisë së Alizotit, duke mos marrë parasysh komunikimet e Alizotit me zyrtarë të lartë të policisë. Në këto përgjime del qartë që po paguhej për dëshmi të rreme. Një provë tjetër e pakundërshtueshme është pavërtetësia e thënieve të Alizotit, që thotë se direkt pas regjistrimet janë nisur në Tiranë. Qelizat telefonike tregojnë qartë se nga 13 janari 2018 deri në 31 janar 2018 Alizoti nuk ka qenë në Tiranë”, tha Salianji.
Dosja “Babale”, Salianji publikon audiopërgjimet e radhës mes Alizotit dhe ish-drejtorit të policisë
Salianji në Top Talk: Ja cila është pika më e fortë e mbrojtjes sime
Salianji në Top Talk pranon bashkëpunimin me “Babalen”. Gazetari Jetmir Olldashi nën mbrojtjen e PD
Prokuroria kërkoi 1 vit e 6 muaj burg/ Salianji në Top Talk: Ditë e zezë për drejtësinë
Top Channel