
Zyrtarët ushtarakë amerikanë i thanë sot Zërit të Amerikës se nuk kanë marrë urdhra për të ulur nivelin e trupave në Afganistan dhe se ushtria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj partnerëve afganë për të arritur objektivat e tyre të sigurisë.
Megjithatë, zyrtarët në Afganistan konfirmuan për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të tërheqin mijëra trupa nga vendi, duke këmbëngulur se këto plane rrjedhin nga një mirëkuptim i ndërsjellë midis dy vendeve aleate.
Të shtunën, media amerikane njoftoi se administrata e Presidentit Trump synon të zvogëlojë numrin e forcave amerikane në Afganistan me rreth 4,000 trupa.
Burime në Kabul i thanë Zërit të Amerikës se procesi i tërheqjes pritet të fillojë brenda tre muajve “në varësi të realitetit në terren”, megjithëse nga qeveria afgane nuk ka asnjë konfirmim zyrtar sekur mund të ndodhë kjo.
Top Channel