Presidenti Trump ka thënë se ai nuk i konsideron vrasjet masive të armenëve në 1915 si një genocid, duke kundërshtuar një votë unanime nga Senati amerikan.
Votimi historik javën e kaluar zemëroi Turqinë, e cila gjithmonë ka mohuar se vrasjet kanë qenë një genocid.
Armenia thotë se 1.5 milion njerëz u vranë në përpjekje për të zhdukur grupin etnik. Vrasjet ndodhën në ditët në rënie të Perandorisë Osmane, pararendësi i Turqisë moderne.
Në vazhdën e dy votimeve javën e kaluar në SHBA për të njohur masakrat si gjenocid – një fitore simbolike e shumëpriturpër armenët – Presidenti i Turqisë Recip Tayip Erdogan kërcënoi të mbyllte bazën ajrore të Incirlik, e cila është me vend në Turqi dhe strehon armë bërthamore të SH.B.A.
Erdogan gjithashtu tha që ai mund të mbyllte bazën e radarit të Kurecik si një kërcënim për sanksionet amerikane të vendosura mbi Turqinë pas ofensivës së saj të fundit ushtarake në Siri.
Ai i quajti votat – të njohura si rezoluta të thjeshta – “të pavlera” dhe “fyerje të mëdha” për turqit.
Nga ana tjetër kryeministri armen, Nikol Pashinyan, përshëndeti rezolutat e Kongresit dhe Senatit si “një hap të guximshëm për t’i shërbyer të vërtetës dhe drejtësisë historike”.
Top Channel