Telushi: Jemi grup i fortë, duhet të shohim përpara

17/12/2019 16:36

Në derbi mungoi për shkak të pezullimit, ndërsa sot Bruno Telushi ishte në krah të trajnerit të përkohshëm Reinaldo Kalari, në konferencën për shtyp para transfertës ndaj Teutës.

Mesfushori dhe lideri i “të kuqve” deklaroi se është momenti që ekipi të ringrihet, ndërsa vendosi të mos komentojë vendimet e klubit apo kandidaturat për të marrë drejtimin e Partizanit në muajin janar.

Si skuadër, a është ky momenti më i vështirë që kur ke ardhur te Partizani?
Të them të drejtën, as i lehtë nuk është, por edhe ne mos e bëjmë më të vështirë seç duhet. Janë 2 humbje radhazi që Partizani kishte kohë që nuk i kishte provuar. Dinte të reagonte menjëherë mbas një humbje, ndaj ky është një moment që ne të tregojmë veten sa të fortë jemi në grup dhe si ekip.

Flitet shumë për krisjet që ka pasur, po ju si e patë këtë shkarkimin trajnerit?
Kjo pjesa e shkarkimit i takon klubit. Për ato krisjet çfarë kanë qenë apo çfarë kanë dalë në media, mendoj t’i vëmë kapakun këtu dhe mos shikojmë më mbrapa. Ajo që iku, iku. Trajneri Lerda e mbylli këtu. I uroj suksese, nuk duhet të kthehem mbrapa për ato çfarë kanë ndodhur.

Jeni 2 pikë larg Kukësit, mendoni se është gjithçka e rikuperueshme?
Normalisht që po. Janë shumë ekipe afër. Siç na kapën ne ekipet e tjera, edhe ne mund t’i kapim ekipet që janë në vendin e parë dhe të dytë.

Teuta iu ka befasuar në fazën e parë, mendoni se mund të përsëritet ajo ndeshje?
Nuk ishte ndonjë befasi nga ana e Teutës, bëmë një ndeshje shumë të mirë edhe me 10 lojtarë, por që do të jetë një ndeshje disi e luftuar, pasi edhe Teuta edhe ne vijmë pas humbjeve, ndaj do jetë e fortë.

Sa vendimtare do të jetë sfida ndaj Teutës?
Ne këtë ndeshje nuk duam ta marrim si jeta-vdekje. Është ndeshje e vështirë dhe do të mundohemi të japim maksimumin. Në qoftë se arrihet maksimumi jonë, ndeshja bëhet shumë e lehtë. Ne e dimë forcën tonë, forcën e grupin. Në qoftë se japim maksimumin, s’kemi çfarë i kërkojmë më vetes.

Si është ana psikologjike e grupit?
Ana psikologjike është mirë, pavarësisht asaj që ndodhi në derbi. Nuk ishte e lehtë, kishim kohë që nuk e provonim humbjen, e lamë pas zhgënjimin dhe po mendojmë për ndeshjet e ardhshme.

Ke frik për ndeshjen nesër?
Jo unë nuk kam frikë sepse unë ky karakter jam. Në një luftë të vesh me frikë, më mirë mos shko fare. Duhet ta bëjmë ndeshjen e mirë, ashtu siç po e përgatisim. Frika nuk ekziston fare.

Tifozët kanë kërkuar rikthimin e Gegës…
Normalisht tifozët Gegën do kërkojnë, sepse ai është trajneri që nxori Partizanin kampion pas kaq vitesh, por mendoj që pjesa e trajnerit i takon klubit, presidentit dhe ai e bën zgjedhjen.

Sa humbet Partizani nga largimi i Asanit?
Po është e vërtetë, Asani në janar shkon në një ekip të huaj. Vlerat kanë qenë domethënëse dhe e ndihmonin ekipin, por në grup ka dhe lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë. Grupi është më i rëndësishëm se individi.

Do e humbiste Partizani derbin, po të ishte me Telushi në fushë?
Mendoj që mund të dilte ndeshja edhe ashtu, sepse ca gjëra janë edhe të shkruara. Po të isha unë në derbi, do të isha maksimumin tim, ndaj mund ta kishim bërë ndeshjen edhe më të lehtë. E njoh pak a shumë derbin, kjo është e gjitha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA