Superjorja në mesjavë/ “Luftë” për kreun e kampionatit

17/12/2019 17:26

Kategoria Superiore kthehet këtë mesjavë me ndeshjet e javës së 16 që pritet të sjellin luftë për kreun, por edhe për ekipet që kërkojnë ti shpëtojnë rënies.

Tirana do të luajë ndaj Flamurtarit të vendit të fundit me bardheblutë që vijnë me entuziazmin e fitores në derbin me Partizanin, një fitore që sic e thotë edhe trajneri i përkohshëm Emanuel Egbo mund të përbëjë pikën e kthesës për kryeqytetasit, sigurisht pa harruar këtu të vlerësojë sfidën me vlonjatët.

“Fitorja në derbi do t’i japë një impuls tjetër vazhdimësisë së kampionatit. . Është një avantazh dhe motiv për lojtarët që të japim 100% në ndeshjet në vazhdim.

Përsa i përket Flamurtarit, nuk është një skuadër e vogël. na ka marrë pikë ne, Partizanit, Bylisit, ka në përbërje lojtarë me përvojë në kampionatin shqiptar si Sukaj, Gocaj etj”, tha Emanuel Egbo/trajner i Tiranës.

Një prej skuadrave që bënë ndryshime në fundjavën e kaluar është edhe Luftëtari që caktoi në pankinë Neritan Novin që zëvendësoi Marantas. Skuadra gjirokastrite do të luajë me Skënderbeun dhe opsioni i vetëm për të është marrja e 3 pikëve.

Partizani do të ketë përkohësisht në stol Kalarin, por më shumë sesa prezenca e ish lojtarit në pankinë, tifozët shqetësohen nga dëmtimet e Belicës dhe Trashit, që mund të mos luajnë ndaj Teutës.

Sfidat e javës së 16 të Kategorisë Superiore do të luhen të gjitha ditën e mërkurë dhe do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA