Demokratët në Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që në procesin e shkakrimit të presidentit Donald Trump të dëshmojë edhe ish këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, John Bolton.
Kërkesën e paraqiti përmes një letrë kreu i demokratëve në senat, Chuck Schumer. Përpos Boltonit, Schumer këmbëngul edhe në dëshminë e Mick Mulvaney, shefi i stafit të presidentit.
Dëshmitë e mbledhura tashmë kanë nxjerrë në pah ato që konsiderohen si dyshime të Boltonit mbi mënyrën sesi Trump po ushtronte presion mbi Ukrainën për përfitime politike personale, thonë demokratët.
Ata shprehen se Boltoni, në një moment është ankuar duke thënë: “ Unë nuk jamë pjesë e çfarëdolloj marrëvedhje droge që po gatuajnë ndihmësit e Trumpit”.
Dëshmia e Mulvaney-t konsiderohet gjithashtu kritike duke pasur parasysh deklaratën e tij në muajin tetor se ka pasur vërtet një situatë trysnie me Ukrainën.
Administrata e trupit “ngriu” gati 400 milion dollarë ndihmë ushtarake për këtë vend kur kërkoi një hetim për Joe Biden. Një muaj më parë, Boltoni i dorëhequr nga posti i rëndësishëm i këshilltarit të sigurisë kombëtare, kritikoi Shtëpinë e Bardhë duke thënë se fill pas largimit, i kishte bllokuar hyrjen në adresën e tij në Twitter.
Boltoni, shkruante me herët Bloomberg, me shumë gjasë do të thirret si dëshmitar, dhe askush nuk e di me siguri se çfarë do të thotë. Por shumë ndërkohë tregojnë se ai e ka shprehur me kohë hapur kundërshtimin e tij për t`i kërkuar Ukrainës hetime të motivuara politikisht.
Top Channel