
28/02 08:49
Inter nuk do ta ketë aspak të lehtë ta transferojë Vidalin.
Negociatat janë duke vazhduar, mirëpo të njëjtat mes Interit dhe drejtuesve të Barcelonës janë duke u komplikuar gjithnjë e më shumë.
Kontaktet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme, mirëpo drejtuesit të Barcelonës i kanë bërë me dije agjentit të lojtarit, se nuk e kanë ndërmend ta lënë kilianin të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ish-lojtari i Juventusi ka shprehur haptazi dëshirën për tu transferuar në Itali dhe për tu bashkuar sërish me Conten.
Mirëpo në këto momente negociatat janë ndërprerë dhe e ardhmja e kilianit pritet të vendoset pas El Clasico, ndeshje kjo e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00
Top Channel