E veshur me të brendshme që vetë i ka stiluar, gjyshja braziliane Helena Schargel, merr poza joshëse gjatë një seance fotografimi me rastin e prezantimit të koleksionit të saj të të brendshmeve për gra mbi moshën 60 vjeç.
“Është e mahnitshme”, thotë fotografi ndërsa fotografon Schargel 79 vjec, e cila sheh plot vetëbesim drejt kamerës, në një atelie në Sao Paulo. Pas dekadash punë në një fabrikë, gjyshja energjike, e dalë në pension, vendosi të bënte diçka. Dhe ajo që ka zgjedhur të bëjë, është dizajne seksi për bashkëmoshataret e saj.
“Ky projekt ka një qëllim të qartë: t’i bëjmë gratë të dukshme”, shprehet ajo.
Gjyshja braziliane ka prezantuar disa koleksione të brendshmesh në Brazil dhe thotë se do të vazhdojë ta bëjë këtë. Gratë braziliane mbi të 60- thotë ajo, prej kohësh janë nënvlerësuar nga kompanitë e modës, e madje ato kanë nënvlerësuar edhe veten. Por tani është koha për ndryshim dhe gjyshja nuk resht së punuari për këtë, edhe në llogarinë e saj në Instagram, ku ka më shumë se 18 mijë ndjekës, kryesisht gra, të të gjitha moshave.
“Unë nuk mendoj kurrë se sa e moshuar jam”, thotë ajo, “mosha nuk më shqetëson asnjëherë. Dhe në fakt, vetëm pak vite më parë, kuptova se nuk isha më 33 vjeç.”
Top Channel