Në qarkun e Lezhës deri më tani janë ngritur 379 çadra për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në të cilat janë strehuar 1393 banorë bën me dije Etjen Xhafaj.
Ai gjithashtu tha se 189 familje në bashkinë Kurbin kanë marrë bonus qiraje si dhe 160 familje në bashkinë Lezhë.
17 Dhjetor – Informim për publikun nga përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për Emergjencat në qarkun Lezhë.
Etjen Xhafaj:
Sot në Qarkun Lezhë ka vijuar puna me grupet e verifikimit të dëmeve të banesave të qytetarëve në terren.
Gjithashtu ka vijuar edhe prishja e pallateve me numër 131 dhe 133 në Laç.
Në shkallë qarku janë ngritur deri tani 379 çadra në të cilat janë strehuar 1393 banorë; nga të cilat 293 çadra dhe 1103 qytetarë në bashkinë Kurbin; 41 çadra dhe 147 qytetarë në bashkinë Lezhë dhe 35 çadra dhe 143 qytetarë në bashkinë Mirditë.
Gjithashtu kemi vijuar me aplikimet për bonusin e qirave dhe kemi pasur edhe një vendim të Këshillit Bashkiak të Kurbinit sot, por të miratuar edhe 59 bonuse qiraje të tjera, çka e çon totalin në këtë bashki në 189 familje dhe 160 familje në Bashkinë Lezhë.
Faleminderit!
Top Channel