Vendimet e komisionit të disiplinës/ Nga dhunimi i arbitrit tek gjobat për Partizanin dhe Tiranën

16/12/2019 16:38

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet e kësaj javë ku bie në sy që Partizani dhe Tirana kanë marrë dënime të njëjta nja 2 milion lek të vjetra gjobë dhe do të paguajnë dëmet e tifozëve në stadium.

Ndërsa për rastin ku u dhunua arbitri në ndeshjen Shkumbini – Dinamo do të çelen hetime disiplinore.

Gjithashtu është dënuar edhe një zyrtar i Luftëtarit.

Vendime te komisionit te disiplines

  1. KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

  1. KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

  1. Zyrtari i KS Luftetari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes ne baze të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  2. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA