Në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte i ftuar nën Kryetari i Parlamentit Myslim Murrizi.
Në studio u hapën një mori temash duke folur për projektligjin shumë të folur “Paketën Antishpifje”, Reformën Zgjedhore si edhe shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj.
Në pjesën të parë të intervistës, Murrizi e orientoi bisedën e tij, në lidhje me “Paketën Antishpifje”, ku sipas tij ky projektligj duhet të prekë më shumë portalet, dhe pronarët e tyre apo personat që punojnë në të. Në rast të shpifjes të dërgohen në ndjekje penale.
“ Një portal nga çfarë kam pyetur unë disa miqtë e mi që merren me gazetari, dëshiron 3 deri në 5 mijë eruo në muaj për tu mbajtur me së paku 5 gazetar. Kush është burimi financiar legal dhe nga vijnë këto para që kemi këtë masë portalesh. Edhe unë kam pasur problem si çdo njeri në këtë shoqëri që njolloset me të pa të drejtë sa herë që i cënohet interesi i dikujt që ka një portal.
Unë e kam një zgjidhje e marr atë pronarin e portalit dhe e padis në gjykatë. Unë mendoj që është koha për të disiplinuar kornizën e lejes pa kriter në emër në lirisë të fjalës. Sepse në fund të fundit liria ime mbaron kur mbaron liria jote”, e përfundoi fjalën e tij Murrizi.
Top Channel