Banka qendrore suedeze do të nënshkruajë një marrëveshje me kompaninë konsultuese Accentura mbi zhvillimin e një monedhe digjitale, të quajtur e-kruna.
Me uljen e përdorimit të parave në Suedi, Riksbank nisi një projekt në pranverë 2017 për të ekzaminuar qëllimin për krijimin e monedhës digjitale të bankës qendrore
Plani parashikon që monedha e re elektronike të sigurojë se publiku vazhdon të ketë qasje në fondet e qeverisë.
Banka tha se ishte e gatshme për t’u bashkuar me projektin pilot për një vit. Besohet se do të ketë sukses në zhvillimin e një platforme teknike me një ndërfaqe që lejon që e-kruna të paguhet përmes kartelave, telefonave mobilë dhe pajisjeve të tjera portative.
Partneriteti do të fillojë deri më 31 dhjetor 2020, por mund të zgjasë shtatë vjet nëse Riksbank vendos të shkojë përpara me planin dhe pilotimin e funksioneve të reja, transmeton KosovaPress.
Top Channel