Video/ Terror në Dubai, momenti kur qiellgërvishtësja goditet nga droni iranian. Reagon Teherani: Hakmarrje ndaj SHBA-së dhe Izraelit 14/03 18:48
Vitet 1970 kanë qenë shumë të trazuara në Sicilinë e asaj kohe, për shkak të fuqisë që vazhdonte të ushtronte mafia, dhe luftërave të përgjakshme midis klaneve.
Ndjesitë e asaj periudhe përcillen në ditët e sotme nëpërmjet fotografive të bëra nga fotografja Leticia Batalja, e cila nuk i është trembur asnjëherë dokumentimit të kësaj dukurie të frikshme.
Fotot e saj tregojnë ndikimin që ka pasur mafia në familjet dhe komunitetet e atyre qyteteve.
Batalja ka një arkiv prej 600 mijë fotosh, dhe dokumentari që ka sjellë kohët e fundit tregon për dhunën dhe tmerrin e mbjellë nëpër qytet nga Korleonezët, një prej grupeve më të fuqishme të kohës.
Top Channel